Sekuestrohet furgoni me 710 kg drogë në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari

521
VLORË- Në vijim të operacionit “Weekends” ku u sekuestruan 710 kg drogë, policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Burime zyrtare pohuan se në pranga ra Dashamir Tola, 35 vjeç, banues në Durrës.NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.06.2017, mbi bazën e operacionit antidrogë, ku u sekuestrua një furgon “Benz Mercedes” me 710 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Selman Hamitaj (arrestuar) në fshatin Dukat të Vlorës, ju bëjmë me dije se Policia e Vlorës në kuadër të hetimeve për dokumentimin e ngjarjes, ka arrestuar shtetasin e mësipërm – Dashamir Tola (vëllain e Bardhyl Toles), si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me këtë veprimtari kriminale.Nga veprimet e kryera hetimore, ka rezultuar se shtetasi Dashamir Tola i’a ka kaluar furgonin në fjalë shtetasit A.T., pa përpiluar aktet e nevojshme konform ligjit, në lidhje me shitjen e automjetit.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si një nga autorët e implikuar në këtë ngjarje. Gjithashtu, në vijim të planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit apo prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Policia e Vlorës ka sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.Lënda narkotike u gjet e fshehur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në fshatin Tragjas, e cila ishte e vendosur në 4 thasë sintetike, ku i’u bë sekuestrimi i saj në cilësinë e provës materiale.
Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë rast. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Sigal