Sekuestrohet drogë dhe municione në Kuçovë, një i arrestuar

442
Nga ana e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, në kuadër të goditjes së veprës penale të “Kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Artur Hoxha, 44 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e tij, në lagjen “1 Maj” Kuçovë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 930 fara bimë narkotike Canabis Sativa, 6 bimë narkotike Canabis Sativa të mbjella në vazo me gjatësi 15 cm, 15 gr lëndë narkotike marijuanë si dhe 9 pako municione me 630 copë fishek, model 54, kalibër 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal