Sekuestrohet 172 kg kanabis në Leskovik, arrestohen 4 persona

531
Rreth 172 kg drogë janë sekuestruar nga policia e Kolonjës në Leskovik, ndërkohë që janë prangosur 4 persona. Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të operacionit të koduar “Agimi”, në fshatin Peshtan, komuna Qendër -Leskovik, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1- Fredi Kara, 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan;
2- Arti Riza, 33 vjeç, banues në Gjirokastër;
3- Julian Vasiu, 35 vjeç;
4- Marjaldo Nela, 26 vjeç, banues në Tepelenë.
Policia deklaron se në banesën e 31-vjeçarit Fredi Kara, u sekuestruan 172 kg lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva. Ku një pjesë e kësaj sasie, ishte përgatitur për t’u tharë. Nga ana e grupit hetimor, po vijon ende puna, për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal