Sekuestrohet 11 kg heroinë e 62 kg marijuanë nga Shqipëria në një laborator droge në Padova

460
Policia italiane e qytetit të Padovës ka zbuluar në një banesë të “padyshimtë” në periferi të qytetit një rafineri të vërtetë për përgatitjen e konfeksionimin e drogës.
Ky operacion erdhi si shkak i arrestimit të pak ditëve më parë të një nënshtetasi shqiptar me rreth gjysmë kilogram heroinë.
Hetimet e policisë italiane u përqëndruan në ato pak objekte të gjetura në zotërim të shqiptarit, mes të cilave një palë çelësa e një telefon celular, falë të cilëve u zbulua dhe ky laborator droge.
Brenda banesës u gjetën 11 kg heroinë me një vlerë qindra mijëra euro, 62 kg marijuanë gati për tu trafikuar, makinë presimi hidraulike për drogën, materiale e substanca për përgatitjen e drogës.
Sipas komunikatës së shtypit të policisë italiane, droga e ardhur nga Shqipëria përmes trafikantit të arrestuar ditë më parë ishte destinuar për t’u tregtuar në territorin e qytetit të Padovës.
Në konferencën e shtypit komandanti i policisë së Padovës, Gianfranco Bernabei, u shpreh i kënaqur për suksesin e këtij operacionin duke e quajtur “një goditje e fortë ndaj organizatave të trafikimit të drogës në territorin e tyre.”
Ndërkohë hetimet e policisë italine vazhdojnë për identifikimin e bashkëpuëtorëve të trafikantit shqiptar.
Sigal