Policia italiane ka sekuestruar 37 ton drogë në Genova, e cila kishte destinacion Libinë dhe luftëtarët e ISIS. Bëhet fjalë për disa tableta, të cilat përdoren shpesh nga luftëtarët e ISIS në zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Kjo lloj droge ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe ndikon në rritjen e rezistencës së trupit gjatë luftimeve.
Droga u gjet në një kontejner të ardhur nga India me destinacion Libinë, dhe ishte fshehur mes disa batanijeves, shkruan “Corriere.it”.
Mediat italiane bëjnë të ditur se çdo tabletë shitet në tregun e zi rreth 2 euro copa dhe e gjithë sasia e sekuestruar ka vlerën e 75 milionë dollarëve.
Prokuroria e Antiterrorizmit ka bërë të ditur se ka shumë dyshime se pas kësaj sasie droge fshihen militantë të ISIS, dhe se të ardhurat do të shërbenin për të financuar organizatat terroriste.