Sekuestrohen drogë dhe armë, pranga 1 personi

478
Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion, gjatë të cilit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Eduard Plepi. Këtij të fundit i janë gjetur një sasi lënde narkotike dhe armë. Policia ka bërë të ditur se Plepit i janë sekuestruar më cilësinë e provës materiale 670 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë heroinë, si dhe një automatik, një armë gjahu dhe 25 fishekë. Mësohet se ndaj shtetasit Eduard Plepi janë ngritur akuzat e “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit e municioneve”.
Sigal