Sekuestrohen armë zjarri, municione dhe dylbi pushke në Lezhë, arrestohet 19-vjeçari

829
Policia e Lezhës ka sekuestruar dy armë zjarri, municione dhe pajisje të tjerë në kuadër të masave për parandalimin e veprimtarive kriminale. Ndërsa në pranga u vu poseduesi i këtyre materialeve, një i ri 19-vjeçar.

“Altin Gjoka, 19 vjeç, banues në Lezhë u kap pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e proves materiale: një armë zjarri automatik kallashnikov, një armë zjarri pistoletë e markes ËALTHER pa leje, një dylbi pushke ngjyrë të zezë , një palë pranga metalike inoksi, një krehër me 28 (njëzet e tetë) fishekë luftarake”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal
Sigal