Sekuestrohen armë, tritol, municione dhe lëndë narkotike në Bulqizë, arrestohen 2 persona

393
Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët u kapën në flagrancë me armë, tritol, municione dhe lëndë narkotike.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: Kujtim Lena, 41 vjeç banues në Lagjen Nr.6 Kombinat, Tiranë dhe Luan Vata 38 vjeç banues në rruga “Siri Kodra”, Tiranë.
Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, nga sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Dibër, është ushtruar kontroll në vendin e quajtur Kaptina e Martaneshit, Bulqizë, në stanin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– një automatik model 56 me nr.12121879,
-dy karikatore me fishek,
-një thikë me këllëf
-1 (një) kallëp dinamit 400gr
-100 copë kapsolla detonatore.
-4.35, gram,lëndë narkotike Kanabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, për Kujtim Lenën për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, dhe Luan Vata për veprën “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Sigal