Sekuestrohen 810 bimë kanabis në Tepelenë

409
Një tjetër sasia kanabis sativa është asgjesuar nga policia e shtetit gjatë operacionit antidrogë në jug të vendit.
Gjatë aksionit policor në malin Këndervica në Tepelenë janë asgjesuar 810 bimë narkotike, gjysmë të prera dhe gjysmë ende të kultivuara në një parcelë në vendin e quajtur Cfakë.
Kjo pasi kultivuesit nuk kanë mundur dot ti prisnin dhe ti hiqnin.Policia tha se pesha totale pas proçesit të tharjes ishte rreth 800 kg.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të drogës.
Vetëm dy ditë më parë, policia e Gjirokastrës sekuestroi në zonën e Kurveleshit 3.2 ton drogë.
Sigal