Sekuestrohen 66 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

433
Sekuestrohen 66 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa u vu në pranga transportuesi. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar grek, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Mësohet se droga u sekuestrua nga policia greke në Agius Pantes të Igumenicës në një mjet tip ‘Fuoristradë’ me karroceri. Sipas të dhënave, bëhet e ditur se lënda narkotike ishte ndarë në 71 pako, me peshë totale 66 kg 182 gr, ndërsa ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër.
Sigal