Sekuestrohen 570 kg kafe kontrabandë në Durrës, në pranga poseduesi

428
Policia e Durrësit ka sekuestruar sot 57kg kafe kontrabandë, ndërsa ka përfunduar pas hekurave poseduesi i saj. Në kuadër të operacionit të koduar “Ekspresi” u arrestua Fatmir Mane, 60 vjeç, banues në qytetin bregdetar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 60-vjeçarit në Shkozet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 9 thasë lini të mbushura me kafe kokërr të papjekur dhe e pabluar me një sasi rreth 547 kg;
• një thes lini kafe kokërr e pjekur e pabluar me një sasi rreth 20 kg;
• tre qese ngjyrë blu të mbushura me kafe kokërr e pjekur;
• një kuti kartoni e mbushur me qese paketimi ngjyrë blu me mbishkrimin Aroma Caffe;
• një mulli bloje kafe;
• një pajisje për pjekje kafe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” si dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.
Sigal