Sekuestrohen 5.2 milionë euro pasuri në Lezhë, ishin përfituar nga veprimtari kriminale

435
Sigal

Sekuestrohen rreth 5.2 mln euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale

Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione Euro dhe 7 apartamente në qytetin e Lezhës.

Ndërkaq Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019.

Nuk ka ende detaje lidhur me identitetin e personave që u janë sekuestruar pasuritë.