Sekuestrohen 38 kilogramë kanabis, në kërkim 42-vjeçari

433
Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të prodhimit të lëndëve narkotike. Një sasi prej 38 kilogramë kanabis janë sekuestruar në banesën e shtetasit A. Xh. 42 vjeç, banues në Fushë- Krujë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 38 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, 3 krehera me 41 fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm” sqaron policia.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283 dhe 278/4 të Kodit Penal.
Sigal