Sekuestrohen 20 kg kanabis në Kukës, në pranga dy persona

417
Policia e Kukësit ka sekuestruar 20 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga dy poseduesit e lëndës narkotike. Burime zyrtare pohojnë se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Shkinaku”, i cili ka çuar në arrestimin e shtetasve Dashnor Lushi, 24 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës dhe Xhevdet Lushi, 65 vjeç, banues në Durrës. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Specialistët kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Kukës ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Dashnor Lushi, ku u gjetën 20 kg Cannabis Sattiva, të vendosura për tu tharë. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal