Sekuestrohen 2 ton drogë në Kretë, në pranga 4 sirianë

763
Një sasi e madhe droge është sekuestruar sot në Kretë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 sirianë.
Mësohet se policia ka sekuestruar 2 tonë marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në një anije të vogël peshkim.
Bëhet e ditur se policia kufitare ndaloi anijen me drogë dje në mbrëmje, ndërsa mjeti i lundrimit ishte nisur nga Qipro, drejt Spanjës. Aktualisht po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal