Sekuestrohen 2 qese me lëndë narkotike në autobusin Tiranë-Prishtinë

469
Një sasi prej 2 kg kanabis është tentuar të transportohej drejt Kosovës përmes linjës së autobusit Tiranë-Prishtinë. Sipas burimeve të policisë, në pikën e Vermicës, në hyrje për në Kosovë gjatë kontrollit janë gjetur 2 qese me lëndë narkotike gjithsej 1.7 kg marijuanë ku një kilogram ishte në formë Çokollate. 
Një shtetas shqiptar nga Kosova kishte fshehur një pjesë të lëndës narkotike në valixhe, ndërsa pakon tjetër e kishte vendosur në autobus. Nga shërbimet e policisë u shoqërua 22 vjeçari, Z.B, banues në Prishtinë. 
Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare që kanë berë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve.
Sigal