Sekuestrohen 1800 paketa duhani kontrabandë, në pranga 53-vjeçari

923
Policia e Tiranës ka sekuestruar 1800 paketa duhani kontrabandë, ndërsa ka vënë në pranga edhe një person. Burime zyrtare bëjnë me dije se në vijim të Planit Operacional “Mërkuri i Bardhë 3” u zhvillua operacioni policor “Trokadero 2”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi, Agim Smajlaj, 53 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 53-vjeçarit tip “Toyota” Rav4, me targa AA 962 BS u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1000 paketash të markës “UNITED” dhe një sasi prej 800 paketash të markës “TROKADERO” pa pullë fiskale dhe të dyshuara me origjinë kontrabandë, të cilat do ti tregtonte tek tregu në “Qytetin e Nxënësve”.
Sigal