Sekuestrohen 172 kg duhan kontrabandë, kallëzim penal për 5 persona

465
Në vijim të aksionit kundër informalitetit dhe tregtimit të mallrave kontrabandë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave organizoi kontrolle në terren në Elbasan dhe në Bashkinë e Kamzës. Nga kontrolli i ushtruar, Departamenti Operativ Hetimor pranë DPD në bashkëpunim me ekspertët e “Crown Agents” zbuluan në treg sasi të konsiderueshme duhani të grirë kondrabandë, 172 kilogramë. Autoritetet doganore sekuestruan mallin kontrabandë dhe kallëzuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë shtetasit Defi Veseli, Florian Doda, Reji Veseli, Fatjon Shpataj dhe Shkëlqim Qose me banim në Kamëz për veprën penale “Kondrabandë të mallrave me akcizë”.
Sigal