Sekuestrohen 169 kg marijuanë, shkatërrohet grupi i drogës shqiptaro-grek

428
Një grup trafikant lëndësh nartotike është shkatërruar sot nga policia greke. Burimet bëjnë me dije se në prangat e policisë kanë rënë 6 shqiptarë, 4 grekë dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, pjesë të këtij grupi. Operacioni i policisë greke u zhvillua në 6 zona të Athinës, ndërsa grupi mësohet se drejtohej nga dy shqiptarë. Mësohet se autoritetet greke kanë bërë të mundur sekuestrimin e 169 kg marijuanë, 19 gr kokainë, 3 pistoleta, 1 kallashnikov, 318 fishekë dhe 5 krehëra.
Sigal