Sekuestrohen 14 doza kanabis, në pranga 3 shtetas kosovarë

458
Specialistët e Seksionit të Narkotikëve, në Drejtorinë e policisë Kukës, kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas kosovarë. 

Të arrestuarit janë shtetasit:
 Flamur Fanaj, vjeç 33, banues në Vërmicë, Kosovë. Mirsad Zenuni, vjeç 31, banues në fshatin Cerc, Kosovë. Ilir Hasanaj, vjeç 21, banues në fshatin Cerc, Kosovë. Arrestimi i shtetasve u bë pasi në PKK Morinë, në automjetin e shtetasit Flamur Fanaj, me targa 04-194-DO, iu gjetën dhe iu bllokuan në cilësinë e provës materiale, 14 doza, lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a, i K.P.
Sigal