Sekuestrohen 13 kg kanabis në Fier, në pranga tre persona, njëri ish-oficer policie

421
13 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar sot në qytetin e Fierit. Policia njofton se janë vënë në pranga 3 poseduesit e kësaj sasie lënde narkotike. Nga operacioni antidrogë i koduar “Komar” u arrestuan shtetasit Dorian Sinanaj, 27 vjeç, Fuat Bakia,52, dhe Shezair Sinanaj, 55. Shezairi dhe Doriani, të dy banues në Patos, janë babë e bir, ndërsa Fuat Bakia, banues në fshatin Komar të Tepelenës, është kushëriri i tyre.

Sipas policisë, Shezair Sinanaj është ish-oficer policie. Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe një presë me vakum si dhe një peshore elektronike. Operacioni antidrogë nga policia e Fierit u bë në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës.
Sigal