Sekuestrohen 12 kg marijuanë në kufi, kapet shqiptari

456
Sigal

Sekuestrohen 12 kg marijuane prane kufirit greko-shqiptar. Droga u kap nga policia e Janinës, e cila ndaloi në Drosoxori, një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Brenda tij u gjetën dhe u sekuestruan 10 pako me 10 kg 600 gram marijuanë. Në pranga është vënë shoferi grek 26 vjeç dhe pasagjeri shqiptar 34 vjeç.

Por në banesën e 34-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan edhe 2 kg 14 gram marijuanë. U sekuestruan gjithashtu në total edhe 480 euro dhe 3 celularë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.4 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.