Sekuestrohen 100 bimë kanabis në Kurbin, 3 të arrestuar, ja kush ishte financuesi (Emrat)

656
Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Laguna”, ndërsa janë sekuestruar 100 bimë narkotike kanabis dhe janë arrestuar 3 persona. Bimët narkotike u gjetën në vendin e quajtur “Stomi i Stakes”, në kënetën e Patokut. Në pranga janë vendosur Lefter Seli 43 vjeç, Saba Çeku 56 vjeç, Jonuz Piri 25 vjeç.
Njoftimi i policisë: 
Me datë 29.08.2017, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Laguna”.

Si rezultat i tij , në vendin e quajtur “Stomi i Stakes” , në kënetën e Patokut në Kurbin , u konstatuan 100 bimë narkotike cannabis sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, falë një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Lefter Seli , 43 vjeç, banues në Kurbin ( punëtor në parcelë )
– Saba Çeku , 56 vjeç , banues në Patok ( kultivuesi i bimës narkotike)
– Jonuz Piri, 25 vjeç, banues në Shkodër ( financuesi i kultivimit të bimës narkotike)
Vepra penale në ngarkim të tyre “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme.
Sigal