Sekuestrohen 1.2 kg kokainë në Tiranë, 7 në pranga

443
Policia e Tiranës në një operacion antidrogë të koduar “SEVEN”, ka mundur të sekuestrojë rreth 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë” dhe të arrestojë në flagrancë 7 persona, nën akuzën për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Në pranga kanë rënë Mikel Mitri, 45 vjeç, Enea Mitri , 23 vjeç, Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, Selim Rama, 28 vjeç, i dënuar më parë për disa vepra penale, Aurel Kafeja, 26 vjeç, Indrit Barçi, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, ndërsa me grupin nga kryeqyteti është arrestuar dhe Llazar Buhani, 53 vjeç, banues në Berat.
Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ku për personat lartpërmendur posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.
Nga specialistet kundër narkotikëve është bërë e mundur kapja në flagrancë me sasia prej 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”, 41.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kanabis sattiva”. Gjithashtu janë sekuestruara si prova materiale shuma prej 12.800 euro, 15 telefona celualarë, 3 automjete dhe 2 peshore elektronike.
Materialet proceduriale i’u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale, “Prodhim dhe Shitje të narkotikëve në bashkëpunim”.
Sigal