Sekuestrohen 1.163 kg kanabis në Qafë-Thanë, në pranga 2 maqedonas

480
Policia Kufitare e Qafë-Thanës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, arrestoi në flagrancë dy shtetas maqedonas me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Burime policore zyrtare bëjnë me dije se në pranga ranë shtetasit Armen Shneider, 33 vjeç dhe Burim Rexhepi, 25 vjeç, të dy banues në Shkup.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit që iu ushtrua nga Policia Kufitare automjetit tip “Volkswagen PASSAT” me targë “SK1191AD”, me të cilin ata udhëtonin, në brendësi të dy ulëseve të para u sekuestrua 1.163 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e ndarë në dy pako të mbështjella me natriban të tejdukshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Sigal