Sekuestrhet 30m2 lëndë drusore në Shkodër, autorët në kërkim

456
30 metër/kub lëndë drusore të prera ilegalisht janë sekuestruar nga inspektoriati i policisë pyjore në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe drejtorinë e shërbimit pyjor Shkoder.
Lënda drusore ishte prerë në fshatin “Domen” të njësisë administrative te Postribës dhe më pas ishte ngarkuar në kamiona, e gatshme për tu transportuar për shitje. Aksioni i inspektoriatit solli bllokimin e saj përpara daljes në treg, por në pranga nuk ra asnjë autor pasi arritën të largohen dhe blutë kanë nisur punën për identifikimin e tyre dhe më pas vënien para përgjegjësisë.
Stina e dimrit rrit konsumin e lëndëve drusore që përdoren për ngrohje dhe prandaj aksionet e policisë pyjore dhe strukturave të tjera përgjegjëse do të vijojë edhe në ditët në vijim për të goditur çdo rast abuzimi me pasurinë pyjore. Përgjatë 25 viteve në vendin tonë është kryer një masakër e vertetë në fondin pyjor, dëmet e të cilave janë të parikuperueshme për shumë zona.
Sigal