Sekretet e dhomës “private”, femra me dy thika në çantë rezistencë policëve në lokalin e natës

631
Për arrestimin e pronarëve të lokalit “New York” në lagjen “Apollonia” në qytetin e Fierit, të cilët shpërndanin kokainë gjatë një “Party”, ndërhyri edhe FNSH-ja.
Siç bëri me dije policia, informacionet se pronarët Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj tregotonin kokainë brenda lokalit u morën në rrugë operative, por ajo që “befasoi” policinë ishte rezistenca që iu bëri një femër.
Pranvera Isufaj, 27 vjeçe, banuese në Fier, ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.
Gjatë kohës së kontrollit fizik, kësaj të fundit iu gjetën në çantën e krahut 2 (dy) thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta. Thikat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin ”Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime (porcione) me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj.
Sigal