Sebastjana Begaj/ Hajdutët që maskohen si gjuetarë dhe terrorizojnë Beratin dhe Skraparin

1326
Sigal

Në dokumentet historike, por edhe në letërsi gjuetarët përshkruhen si personazhe serioze ose “mbretërit” më humane të pyjeve, siç pohojnë skocezët. Natyrisht, fjalët e mira i atribohen edhe mjeshtrave të gjuetisë shqiptare. Berati dhe trevat përqark kanë patur dhe kanë gjuetarë profesionistë, që, njëkohësisht njihen dhe vlerësohen si njerëz me vlera të një sporti tepër tradicional. Në “ditët e gjahut” gjuetarët janë njerëzit më të mirëpritur në hapësirat ruraliste. (Dhe kjo nuk është risi vetëm për Beratin). Madje, vetë fshatarët, kthehen me dëshirë ndihmësa të gjuetarëve. Dihet që Berati dhe Skrapari, për vetë florën dhe faunën e tyre të pasur posedojnë resurse të shumta dhe të shumëllojshme gjahu. Po ka vite që ritualet serioze të këtij lloji sporti kanë pësuar metamorfozë…, ç’ka na ngacmon të japim këtë opinion. Nga një sport kalitje e dëfrimi gjahu është kthyer ”wikend” me sfonde të ndryshme shkatërrimi. E theksojmë përsëri se, ky lloj “shkatërrimi” s’ka kapur vetëm hapësirat e Beratit. 

Gjuetia pa krtier

Sot gjuhet në çdo stinë dhe pa asnjë kriter profesionalizmi, duke shkatërruarseriozisht faunën e këtij qarku. Shfarosja masive ndjehet më tepër në zonat rurale ku dhe gjahu është më i sofistikuar dhe kryhet pa asnjë mbrojtje ligjoredhe morale. Në krahinën e Shpiragut, Tomorit, Terpanit, Bogovës, Vëndreshës dheTomoricës, gjahu bëhet pa licencë dhe akte stinore. Hera-herës shfaqen e rishfaqen si gjuetarë njerëz misteriozë, të cilët posedojnë të gjitha “takëmet e gjuetisë”, që nga grepat e peshkut deri tek pushkët me dylbi për gjueti kafshësh të egra, pa përmendur dinamitet ultra shkatëruese. Këta “gjuetarë” në vend të zagarëve të gjahut infastrukturojnë heshtjen befasuese, hijen dhe errësirën e natës. Shumë nga këta gjuetarë të japinn imazhin e “Robin Hudëve” duke u kthyer në personazhe dyshimi e frike edhe për banorët e këtyre anëve, pra, nukdihet se kush janë gjuetarët e vërtetë dhe kush janë pseudogjuetarët që fshehin qëllime të tjera në vetvete. 
Heshtje e institucioneve
Shtrohet pyetja: Kush është ai institucion shtetëror apo shoqatë publike që menaxhon apo institucionalizon skenarin dhe “produktet” e këtyre gjuetarëve!? Në rrethet e vendit thuhet se ka klube e shoqata gjuetarësh. Po, konkretisht në Berat e Skrapar, kush është roli që luajnë këto shoqata? Këto shoqata apo klube gjahu a e dinë se salicenca gjahu janë dhënë dhe kush janë anëtarët e tyre? Gjahtarët e këtyre komuniteteve zbatojnë shkencën biologjike mbi kafshët e pyllit apo përhapin “banditizmin” mbi hapësirat e faunës shqiptare? Po me sa duket edhe sot “gjerdanët e gjuetarëve evidentojnë kontrabandën deri në veprime të rënda gjuetish, në hapësirat e Beratit dhe Skraparit por rallohen së tepërmi kafshët dhe shpendët e tilla, si dhia e egër e Tomorit, sorkadhja, thëllëza, shpatorja e tj. Përsëri pyesim, po policia lokale a e di ç’farë “beteja gjuetarësh” bëjnë kolonitë e gjuetarëve? Po, kush është me të vërtetë komuniteti i gjuetarëve në Berat e më gjerë? Aktualisht janë “armatosur” shumë njerëz me armë gjahu, po, që nuk janë të liçensuar. Shumë nga këta njerëz me çifte në krah” nuk janë anëtarë të shoqatave të gjuetisë. A paguajnë, taksa këta lloj gjuetarësh, veçanarisht të palicensuarit? Po “haraçe” të tjera me shoqatën e tyre a paguajnë? Pjesa “banditekse” dhe “misterioze” e kompanisë së gjuetarëve të paligjshëm duhet denoncuar nga drejtuesit e komunave e deri tek banori më i thjeshtë i komunës apo i fshatit ku kryhet gjuetia. Vetëm gjuetarët profesionistë e të licensuar duhet të qëndrojnë larg gjuetisë histerike të këtyre “fantazmave” pa licensë e pa emër në disa zona të Shpiragut dhe hapësirave malore të Tërpanit, këta njërëz të ashtuquajtur gjuetarë janë paraqitur edhe si ndërlidhës ose bashkëpunëtorë të hajdutëve të këtyre anëve, madje dhe ndërlidhës të trafikut të bimëve narkotike apo prostitucionit. 
Zinxhiri i vjedhjeve dhe i grabitjeve
Nuk kanë qenë të pakta vjedhjet e shumë kuajve, qenve e bagëtive, menjëherë pasi janë shfaqurkëta “zagarë” të gjuetisë moderne shqiptare. Shumë nga këta “gjuetarë” preferojnë të gjuajnë pranë parcelave e shtëpive të fshatrave, në errësirën e natës, ku midis dy palëve ka patur dhe konflikte me armë, si në Plashnik, Vokopolë dhe gjetiu. Po kush janë këta gjuetarë (në tërësinë e këtij komuniteti) banditë e me adresa misterioze edhe në ditët aktuale? Kush kamuflohet pas tyre? Opinionet janë edhe deri në revolta. Gjuetarët me “gjokszbuluar” janë peshkatarët. Dinamitët e tyre, brigjeve të Osumit veçanërisht degëve të tij, apo rezervuarëve mbushur me specie peshku, shpërthejnë me instikte shfarosjeje, e peshkatarëve” të hapësirave Berat, Poliçan, Çorovodë apo deri dhe pa adresë, kanë shkatëruar infrastrukturën e rezervuarëve. Kështu, po ndosh me rezervuarin e Dodovecit, Terpanit, apo dhe shtratet e lumenjve. Më e keqja është se, në këto peisazhe gjuetie kanë mbetur ose lihen kapsolla dhe dinamite, që, në rrethana të tjera mund të kthehen në skena tragjedie përbanorët e këtyre anëve, veçanërisht fëmijët. Në zonat e gjahut të Beratit e të Skraparit, hera-herës, takone dhe gjuetarë të huaj, kryesisht italianë. Këta gjuetarë dhoqërohen nga “bodigardë” të races shqiptare, të qarkuar këmbë e kokë me “harka” floriri e me një pushtet mafiozësh. Kush i vjel këta gjuetarë që vjelin “vënçe florën dhe faunën rajonale, edhe pse janë të huaj?! Djegia masive e pyjeve dhe prerja e tyre me “ethe” primitive është një e keqe që do të nakushtojë shumë, veçanërisht për disa specie të veçanta kafshësh dhe zogjsh. Edhe Mark Shalgjati i Kristoforidhit do të kishte “ulëritur”: “Ruheni ujkun dhe gjuetarët e këtij shekulli”. Zonat e gjuetisë, jo me dëshirë po me ligj janë pasuri e patundshme e shtetit dhe e komunitetit vendas. Ruajtja dhe kultivimi i specieve, që rritet në to, kërkon kujdes dhe masa ligjore.
“Taksidarët” dhe “xhandarët” kryesorë të pyjeve 
“Taksidarët” dhe “xhandarët” kryesorë të pyjeve, me këto resurse kaq të vyera, duhet të jenë punonjësit e shërbimeve pyjore në rrethe. Por, është për të ardhur keq se, një numër teknikësh pyjorë, ndonëse janë specialist të zotë, shfaqen në “teren”si nëpunës shtetërorë më të “fantaksur” dhe më “buzëgazit” e pyjeve tona. Këta punonjës nuk janë në gjendje të vjelin taksën pyjore dhe jo më të “sokllinjnë” për të ruajtur kafshët e egra…? Me këto sygjesticionime, para banditizmit pyjor, paraqiten edhe pushtetarët e komunave. Ka ardhur koha, që Balloni, Velidoni, Pllajat e Tomorit dhe të Tomorricës, pyjet e Backës, qafa e Devrisë e të tjera, duhet të jenë rezervate apo parqe kombëtare, sporti dhe argëtim i gjithë stinor. Sot, mbrojtësit dhe pronarët e faunës, para gjeutarëve (kushdo qofshin ata) duhet të shtrojnë pyetjen ligjoredhe financiare: a e dini sa të vlen çiftja kur gjuan në pyll?! Duhet ta dine gjuetarët vendas dhe të huaj se në pyjet e botës së qytetëruar, një thellëzë e egër kushton sa gjithë mobiljet e shtëpisë dhe një pishë mali sa gjysma e vlerës së gjithë shtëpisë…