“S’e dua jetën”, 91-vjeçari nga Kruja tenton vetëvrasjen, e shpëtojnë fqinjët

484
Një 91 vjeçar ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri në qytetin e Krujës.
Ngjarja u regjistrua dje rreth orës 13:30 dhe policia thotë se i moshuari ka qenë në gjëndje depresioni.
I moshuari kishte bërtitur duke pohuar se do vetëvritej dhe e kishin dëgjuar komshinjtë të cilët kishin alarmuar policinë.
Policia arriti të parandalonte ngjarjen e rëndë duke sekuestruar dhe një armë zjarri, Pushkë model 56, kalibër 7.62 mm dhe një automatik model 56 kalibër 7.62 mm
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, më datë 22.01.2017, filluan proçedimin penal në gjendje të lirë(për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit: N.P. 91 vjeç, banues në Krujë.
Sigal