Sarandë/ Zjarri ka përfshirë një zonë pyjore, në rrezik 3 fshatra

454
Një vatër zjarri ka shpërthyer në pyjet e fshatit Cerkovicë të Sarandës. Burimet bëjnë me dije se harta e përhapjes së flakëve sa vjen e zgjerohet, pasi stimulohen nga era. Zjarri ka filluar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotme dhe nuk dihet shkaku. Nga rënia e zjarri rrezikohen 3 fshatra Cerkovica, Shendreu dhe Leshnica. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse nga Saranda dhe Delvina, por është kërkuar ndihmë edhe nga Tirana për ndërhyrje me helikopter. Inspektorët e ISHMPS -se janë duke e kontrolluar zjarrin dhe po punojnë deri në neutralizimin e plotë të tij. Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Sigal