Sarandë, vret veten inspektorja e policisë

470
Një punonjëse policie me gradën inspektore ka vrarë veten pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Sarandës. Lajmin e konfirmon policia lokale përmes një njoftimi për shtyp, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në banesën e oficeres, në lagjen numër 3 të qytetit jugor. Sipas njoftimit, nga hetimet paraprake ka rezultuar se inspektorja Jeroldina Iljazi i ka dhënë fund jetës me pistoletën e shërbimit për motive ende të paqarta. Në momentin e ngjarjes, në banesë me punonjësen e policisë ka qenë gjyshja e saj, e cila pasi ka dëgjuar të shtënën ka shkuar menjëherë në dhomën e mbesës dhe ka njoftuar policinë. Kolegët e 23-vjeçares së ndjerë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e çuan atë drejt këtij veprimi.
Sigal