Sarandë: Vdes foshnja 7-muajshe, dyshohet nga i ftohti

416
Një foshnje 7 muajshe ka mbërritur e pajetë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve mësohet se fëmija e seksit vajzë ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit.
 
Vajza me inicialet K.S, ishte fëmija e një familjeje nga Dibra, të cilët banonin në Cerkovicë të Sarandës. Kjo familje jetonte në kushte të vështira ekonomike në ambientet e shkollës së fshatit pasi nuk kishte shtëpi.
Sigal