Sarandë, vdes 62-vjeçari. U asfiksua në tentativë për të shuar zjarrin

49
Zjarret që kanë përshirë disa zona në vend kanë shënuar edhe viktimën e parë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pllakoti” në fshatin Markat të Sarandës ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe 50 ha me pyll e ullishte, ndërsa viktima është Pellumb Shehu, 62-vjec. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se babai i dy fëmijëve, në tentativë për të parandaluar depërtimin e flakëve drejt ullishtes në pronësi të tij është asfiksuar nga zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën.
Forcat e policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrin. Mesohet se terreni i vështirë dhe era e forte po favorizojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve.