Sarandë, tritoli te Ecuador, kapen pas 3 vjetësh autori dhe porositësi

49
SARANDË – Pas dy vitesh policia e Sarandës arrestoi personin që kishte vendosur tritol në diskon Ekuador, teksa fill pas kësaj është mësuar edhe emri i porositësit të sulmit me lëndë plasëse.
Aleksandër Seferi 23-vjeçari nga fshati Qafë-Gjashtë është arrestuar nga policia si autor i shpërthimit me lëndë plasëse në diskon “Ekuador”. Ngjarje ndodhi në shtator të vitit 2013 dhe fatmirësisht pa viktima.
I riu ka pranuar ngjarjen dhe ka rrëfyer dinamikën e saj duke nxjerrë edhe emrin e porositësit të sulmit që sipas tij është Edmond Abazi 26 vjeç nga Saranda.
Ky i fundit është arrestuar në Tirane për armëmbajtje pa leje 6 ditë pas shpërthimit me lëndë plasëse në diskon Ekuador.
Mësohet se 26-vjeçari është person me rrezikshmëri të lartë për plagosje, disa herë për vjedhje dhe i dyshuar për eksploziv edhe më parë. Ai është dënuar me 4.6 vite burg, dënimin të cilin po e kryen aktualisht.