Sarandë, shisnin hashash, arrestohen 2 persona

441
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë dy persona me akuzën për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga janë vënë shtetasit, Elsid Muço, 26-vjeç dhe Besmir Hysi, 28-vjeç, të dy banues në lagjen nr. 4, Sarandë. 
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye në lagjen nr.2 të Sarandës, në ambientet e lokalit në pronësi të Elsid Muços, bar-kafe “Xhamajka”, pasi gjatë një kontrollit të ushtruar në lokal i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 gram lëndë narkotike, të llojit “Canabis-sattiva”.
U krye arrestimi i këtij shtetasi edhe për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Ndërsa shtetasit Besmir Hysi, iu gjetën 5 gram lëndë narkotike “Canabis”, e cila iu bllokua dhe iu sekuestrua menjëherë në cilësinë e provës materiale.
Sigal