Sarandë, sekuestrohen 33.4 kg drogë, në pranga dy persona

457
Sigal

Policia ka sekuestruar 33.4 kg drogë në Sarandë dhe ka arrestuar dy persona.

Arrestimi u krye në sajë të operacionit policor “Piramida”.

Në pranga kanë rënë Alment Bakullati dhe Klement Domeri.

Të arrestuarit akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Piramida” Sekuestrohen 33.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Kapen në flagrancë autorët Seksioni për Krimet, Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda Sarandë në bashkëpunim më Kufirin dhe Migracionin Sarandë dhe Policinë Greke, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni antidrogë, mbi bazën e të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Alment Bakullati, 27 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol

Klement Domeri, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Shërbimet e mësipërme bënë të mundur kapjen e tyre pasi më datë 15.09.2018, këtyre shtetasve në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Materialet iu derguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Image