Sarandë, sekuestrohen 325 kg kanabis me desitinacion Greqinë

71
Policia e Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 325 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga poseduesin e lëndës narkotike. Në pranga ka rënë shtetësi Afrik Çeliku, 43 vjeç, nga fshati Lapardha, Berat. Arrestimi i tij është bërë në fshatin Vrion, Delvinë në kuadër të operacionit të koduar ‘Ndryshe’. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon me traga AA706JR që drejtohej nga 43-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 325 kg lëndë narkotike kanabis sativa e ndarë në 61 pako.