Sarandë, persona të maskuar dhe të armatosur grabisin 1500 euro në një banesë

463
Fshati Nivicë Bubar i Sarandës është bërë skenë e një grabitjeje nga disa persona të armatosur dhe të maskuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë grabitur nga një banesë 1500 euro dhe 20 mijë lekë, e më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Sipas të dhënave të para të policisë, pre e grabitjes ka rënë banesa e shtetasit me inicialet Gj.B., 65 vjeç.
Në fillim grabitësit i kanë kërkuar 65-vjeçarit shumën e parave dhe kur kanë hasur në rezistencën e tij, e kanë dhunuar. I zoti i shtëpisë ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të grabitjes dhe identifikimin e autorëve.
Burime nga Komisariati i policisë Sarandë bëjnë me dije se forcat e policisë janë në terren. Sipas informacioneve të para dyshohet se grabitësit janë po nga i njëjti fshat dhe se policia i ka identifikuar autorët e dyshuar dhe se për momentin nuk mund të jepet më shumë informacion.
Sigal