Sarandë, përplaset për vdekje 77- vjeçarja, arrestohet drejtuesi i mjetit

402
SARANDË – Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të moshuare është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Pllakë të Sarandës.
77-vjecarja Eleni Naqi, nënë e katër fëmijëve është përplasur nga një fouristradë në hyrje të fshatit.
E moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.
Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit është prerja e rrugës nga ana 77-vjecares Eleni Naqi.
Sigal