Sarandë/ Në pranga 2 persona, 1 në kërkim për vjedhjen e kazinosë

456
Dy persona janë vënë në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim lidhur me grabitjen me dhunë të kazinosë në Sarandë me 2 nëntor 2015.
Policia e Sarandës ka arrestuar Fatjon Xhelilin 26 vjeç dhe Ergis Iljazin 19 vjeç,të dy banues në Sarandë. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi N.R, 30 vjeç.
Sipas policisë, të tre këta shtetas se kanë kryer grabitjen me dhunë në Kazinon e quajtur “Astra”.
“Më datë 02.11.2015, rreth orës 01:30, dushohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë futur të maskuar në një kazino të quajtur “Astra”, e cila ndodhet në lagjen nr.1, rruga “Skënderbeu”, të cilët nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë bërë të mundur vjedhjen e xhiros ditore të kësaj kazinoje, një shumë totale prej 7 milion lekë”.
Materialet në ngarkim të të arrestuarve i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.
Ndërkaq nga ana e bluve vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Sigal