Një shtetas italian, ka rrezikuar të mbytet në ujërat shqiptare të detit Jon.

Italiani ishte nisur në një udhëtim turistik, nga Korfuzi drejt Sarandës.

Për shkaqe ende të paqarta, jahti i tij është mbytur rreth 2 milje larg Sarandës.

Forcat e Policisë Kufitare të Sarandës, me të marrë njoftim, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur të shpëtojnë shtetasin italian.