Sarandë, makina rrëzon semaforin, bie mbi kalimtaren 26-vjeçare

434
SARANDË – Një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi mbi të ka rënë një semafor një një nga kryqëzimet e qytetit të Sarandës.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës ku drejtuesi i automjetit tip “Golf 3”, me targa AA 160 FV ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka goditur shtyllën e semaforit, i cili ka rene mbi 26-vjeçaren Marsela Jonuzaj, infermiere, kalimtare rasti.
Kjo e fundit është transportuar në gjendje të rendë në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit tip “Golf 3” 
Sigal