Sigal

Një turiste italiane humbi jetën ndërsa motori në të cilën udhëtonte me një tjetër shtetas italian u përplasen me një makinë në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës

Aksidenti u shënua rreth orës 11:00 (24 gusht 2018) në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës. Personat e përfshirë në aksident ishin me banim në Genova.

Mësohet se viktima është identifikuar nga policia si Maria Sedda, 64 vjeçe, ndërsa i plagosuri është shtetasi Giuseppe Sciutto 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Dy turistët kanë qenë duke udhëtuar me motor në momentin kur janë përplasur me një mjet tip ford, dhe pasojat kanë qenë fatale.

Trupi i turistet e cila ishte pasagjere në motor ka mbetur në gomat e mjetit, ndërsa motori ka përfunduar shumë metra më tej.

Ja deklarata e policisë:

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.