Sarandë, gjendet i vdekur 53 vjeçari në një pikë kontrolli automjetesh

447
Një 53-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq.
G.I, banues në Sarandë është gjetur i pajetë rreth orës 06:00.
53-vjeçari punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjete në Vrion (punonjës i policisë private), i cili është konstatuar i pajetë nga punonjësi i turnit tjetër dhe ky i fundit ka njoftuar menjëherë policinë.
Nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (infarkt).
Sigal