Sigal

Dy vatra zjarri janë shfaqur sot në Sarandë.

Rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në afërsi të një hoteli në Sarandë është shfaqur vatra e parë e zjarrit e cila u shënua në pallat 4-katësh në ndërtim. Pallati ndodhet në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës.

Mësohet se në katin e parë të godinës qëndron një endacak dhe kishin marrë flakë materialet me të cilat ai kishte sajuar “strehën” e tij.

Menjëherë u ndërhy nga shërbimi zjarrfikës dhe u fik zjarri.

Vatra e dytë ishte 100 m më lart në një sipërfaqe me pisha, ku në brendësi digjeshin mbeturina.

Edhe këtu u ndërhy, duke u bërë e mundur shuarja e flakëve.