Sarandë/ Aksident automobilistik, makina del nga rruga dhe përmbyset në gropë

424
Sigal

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në rrugën hyrëse të Sarandës.

Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar përmbys në një grop në anë të rrugës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në mjet kanë qenë dy udhtarë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, të cilët kanë shpëtuar pa dëmtime serioze për jetën.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje ka mbërritur policia e cila është kujdesur për pasagjerët deri në mbërritjen e autoambulancës.

Të plagosurit kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.