Sarandë, 52 vjeçari gjendet i plagosur rëndë, niset me helikopter në Tiranë

459
Sigal

Një burrë, 52 vjeçar është gjetur sot i plagosur rendë në aksin rrugor Sarandë-Borsh.

Shtetasi i identifikuar si Nikoll Kola, 52-vjeç, lindur në Lezhë e banues në fshatin Gjashtë, Sarandë është gjetur i gjakosur pranë fshatit Volloder.

Policia ka thënë se ai kishte fraktura të renda në kokë, duke rrezikuar kështu edhe jetën.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, Tiranë. Policia po heton për ngjarjen.