Sarandë, 44-vjeçari tenton të djegë me benzinë 60-vjeçarin

566
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në Sarandë, ku një 44-vjeçar tentoi të djegë me benzinë një 60-vjeçar.

Mësohet se Janaq Xega nga Konispoli tentoi të digjte me benzinë 60-vjeçarin me iniciale P.P. Ngjarja ndodhi pas një sherri banal mes tyre.

Në këtë moment, autori hyri në banesën e 60-vjeçarit dhe tentoi t’i vendoste flakën.

Në këto momente ka ndërhyrë policia duke bërë të mundur arrestimin e Janaq Xegës.
Sigal