Sapo kishte kryer 10 vjet burg, shqiptari kapet prapë me 1 kg kokainë dhe mijëra euro

522
Një shpërndarës droge shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Breshia. Ai është një 52-vjeçar shqiptar, që sapo kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur dënimin prej 10 vjetësh dhe më pas kishte rifilluar jetën e tij.
Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua dje. Në shtëpi iu gjet 1 kilogram kokainë, 16500 euro dhe një pistoletë. Po ashtu, ai akuzohet për shfrytëzim prostitucioni, trafikim, plagosje dhe mbajte të paligjshme të armëve. Sipas mediave italiane, fillimisht pasi doli nga burgu shqiptari u përpoq të jetonte me ndershmëri por qëllimet e tij të mira zgjatën shumë pak.
Sigal