Sapo doli nga kamioni përplaset nga makina! Humb jetën shqiptari 44 vjeçar

567
Sigal

Një qytetar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të enjte në njërën nga autostradat e Italisë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin A13, që përshkon Bolonjën dhe Padovan. 44 vjeçari sapo kishte dalë nga kamioni që drejtonte në korsinë e emergjencës, kur papritmas është goditur brutalisht nga një atuomjet i tipit Volkswagen.

Shqiptari e ka humbur jetën në vend për shkak të impaktit.

Shoferi i mjetit, një 54 vjeçar italian është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, ndërsa aksidenti ka shkaktuar një trafik të rënduar në autostradë.